Hi vizitor, ne jemi
IT ALBANIA TEAM.

Taking care of Technology
that will help your business stand out.

Scroll Down

Kush jemi ne?

Ne kemi dhënë mbështetje të klasit të parë në IT për më shumë se 10 vjet.

Me një përvojë më tepër se 10 vjet në fushën e IT, qëllimi ynë është përmbushja e kërkesave të klientëve me fjalën e fundit të teknologjisë. Ekipi stafit tonë është i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë, bizneset e reja që nga startup si dhe ato egzistuese me pasion dhe përkushtim maksimal. Siguria e të dhënave dhe biznesit tuaj është obligimi ynë parësor, për besueshmërinë që klientët tonë na kanë besuar dhe zgjedhur ne deri më sot. Me një komunikim korrekt dhe serioz, ne mundohemi të ofrojmë për klientët tonë përveç zgjidhjeve teknike dhe të shpejta dhe këshillimin e klientëve për optimizimin e punës dhe menaxhimin e saj në mënyrë profesionale. Të mbështetur në korrektësi, seriozitet dhe përkushtimin maksimal ne mund të jemi zgjidhja e duhur për ju! Zhvillimi i teknologjisë çdo ditë na bën ne, të mos shuajmë kurrë pasionin për trajnimet më të fundit për të optimizuar dhe shërbyer ju pa u lodhur. Jeni gati për një biznes më produktiv dhe frytdhënës? Mos u shqetësoni për problemet teknologjike! Fokusohuni në punën tuaj! Ne ju sigurojmë ndihmën për të cilën keni nevojë duke ju mbështetur në çdo hap dhe nismë të re.

ÇFARË BËJMË NE

Ne kemi gjithçka që ju nevojitet për të nisur dhe zhvilluar bisnesin tuaj në mënyrë moderne dhe bashkëkohore, me teknologjitë më të fundit!

Ekipi ynë ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh IT, duke ju ndihmuar ju për të ngritur biznesin tuaj që në startup duke përfshirë infrastrukturën elektrike, pajisjet hardware, infrastrukturën software me të gjitha konfigurimet që i duhen një biznesi për të qenë i suksesëshëm, i sigurtë dhe brenda të gjitha standerteve të sigurisë! Nëse kompania tuaj nuk ka IT të brendshëm, ne mund tju sigurojmë mbulimin support remote për problematikat e ndryshme që mund të keni. Ju lutem na kontaktoni për një konsulencë fillestar pa asnjë detyrim.

IT Support

Me një përvojë të gjatë në IT Support, ne ju sigurojmë ju mbështetjen maksimale për zgjidhjen e problemeve tuaja hardware, software apo probleme fizike që rrjeti tuaj mund të ketë. Ne kemi pasion, përvojë dhe eksperiencë dhe jemi në gjendje të ofrojmë shërbime të të gjithë rrjeteve të biznesit nga mbështetja e parë e linjës së përdoruesit në strategjinë dhe planifikimin e IT. Shërbimet tona mbulojnë anën remote dhe së brendëshmi për pajisjet tuaj hardware, software, PC/Laptop, Servera dhe pajisjet mobile.

Cloud Services

Ne përkrahim fortë idenë për përdorimin e teknologjisë cloud për të avancuar fleksibilitetin dhe efikasitetin së bashku me uljen e rreziqeve dhe kostove të infrastrukturës tuaj. Ne jemi të pozicionuar që të ofrojmë dy zgjidhje cloud nga shitësit më të mëdhenj në botë, si Microsoft Office 365 & Azure nëpërmjet Partneritetit tonë Microsoft dhe Cloud Hosting për çdo kërkesë të klientit për server, ruajtje dhe burime rezervë.

Backup & Recovery

Ruajtja dhe rikuperimi i të dhënave janë elemente thelbësore të planit të vazhdimësisë së biznesit. Ne ofrojmë performancën për të siguruar që të dhënat tuaja te jenë sa më të sigurta.Biznesi juaj është i mbrojtur nga humbja e të dhënave dhe nga potencialet,rreziqe të tilla si fshirja aksidentale, dëmtimi i hardware apo sulmet malware / ransomware që mund të vijnë nga faktorë të ndryshëm.

Professional Services

Ne ofrojme shërbime profesionale të kualifikuara duke përdorur ekipin tonë të kualifikuar të inxhinierëve të dedikuar. Duke pasur shumë vite përvojë pune në shumë projekte të klientëve të ndryshëm, skuadra jonë ka përvojë dhe shumëllojshmëri të mjaftueshme për të siguruar që projekti juaj të vendoset në mënyrë korrekte dhe efikase. Ne mund t'ju ndihmojmë për të përmbushur kërkesat tuaja.

Data Security

Nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme për të siguruar që të dhënat tuaja ruhen në mënyrë të sigurt dhe në një mënyrë që i plotëson kushtet e reja të DPPM-së. Të dhënat janë çelësi për pothuajse çdo pjesë të biznesit tuaj dhe humbja e të dhënave ose shpërdorimi i tyre mund të shkaktojnë përçarje të mëdha për çdo biznes deri në mbylljen e tij. Një risi për ne është se mund tju ndihmojmë të merrni çertifikatë sigurie, nga kompania PCI Security Data Protection pci.usd.de për ruajtjen e të dhënave tuaja nga sulmet e jashtme apo të brendshme që biznesi tuaj mund të kanoset.

Comms & VoIP

Ne mund të ndërtojmë dhe menaxhojmë sisteme të mirfillta VOIP, për biznesin tuaj. Konfigurimet e çentralit për përdorues zyre, PC/Laptop apo pajisje mobile. Gjithashtu ndërtimi i një sistemi telefonie për biznese Call Center është në kopetencat tona mjafton të na kontaktoni. Tashmë ju mund të jeni të sigurtë se nevojat tuaja të komunikimit, janë në duar të sigurta me mirëmbajtje, të vazhdueshme, konsulencë apo support teknik. Lutemi të na kontaktoni për të diskutuar për nevojat që keni.

Hardware & Software

Zgjedhja e pjesës së duhur të pajisjeve hardware është çelësi për të siguruar që ai të plotësojë nevojat tuaja si tani ashtu dhe për të ardhmen. Bizneset duhet të sigurohen që pajisjet e blera të jenë të përshtatshme për funksionet në fjalë dhe do të integrohen me pajisje të tjera në rrjet. Ne jemi këtu për të këshilluar klientët për çdo blerje IT që ju duhet të bëni, pavarësisht nëse jeni duke blerë atë nga ne apo jo. Ne do të punojmë me ju për të gjetur pikërisht atë që ju nevojitet brenda një buxheti të arsyeshëm.

Essential Infrastructure

Marrja e infrastrukturës së duhur të IT-së siguron që biznesi juaj të shkojë normalisht dhe të zvogëlojë stresin e joproduktivitetin dhe menaxhimin e çështjeve të IT-së në të ardhmen. Ne duam të sigurojmë që të gjithë klientët tanë të kenë infrastrukturën më të mirë të mundshme të IT-së dhe të punojnë me ju për të këshilluar se si të shfrytëzoni më shumë pajisjet tuaja ekzistuese, si mund të përmirësoni sistemet tuaja dhe pajisjet më të përshtatshme për biznesin tuaj.

NA NDIQNI

Na ndiqni në portalin e Teknologjisë dhe në portalin e produkteve qe ne ofrojmë.

Portali i teknologjisë
ITECH
Produktet
ISHOP
Vjen së shpejti
Vjen së shpejti

NA KONTAKTONI

Hyni në kontakt dhe le të bëjmë diçka të madhe së bashku. Le të kthejmë idenë tuaj në një produkt edhe më të madh.

office@informationtechnology.al +1 (917) 123 456 / +1 (917) 333 987

KU MUND TË NA GJENI


info@informationtechnology.al

NA NDIQ